|
There are no translations available.
Çdo moment është i kaluar, ne kujdesemi që ai të mos harrohet
Ne xhirojmë me shumë kujdes çdo moment në festën tuaj. Duke konsideruar se momentet e festës nuk mund të përsëriten më, ne bëjmë që ato të mos shpëtojnë pa i regjistruar në kamerat tona. Po a mundemi vetëm ne të bëjmë filmin të suksesshëm? Sigurisht se jo. Protagonistët e filmit jeni ju vetë. Ne kemi ide konkrete se si të realizohet filmi juaj sa më mirë, por edhe idetë tuja do të respektohen me përpikëri nga ne. Xhirimi dhe fotografimi bëhet në teknikë digitale. Kamerat tona janë profesionale me teknikë digitale si DV dhe HDV. Gjithashtu kemi edhe ndriçim profesional. Pas xhirimit të festës, materialin e marrë e përpunojmë me efekte të ndryshme visuale, në teknologji të kompjuterizuar. Pastaj bëhet një DVD me meny interaktive, kualitet superlativ të fotografisë dhe zë në kualitetin Dolby Digital 5.1 dhe ju jepet në dorëzim juve. Bashkë me këtë ju jepet edhe një kopje e filmit në VHS si dhe gjithë materialin origjinal të xhiruar në festë. Fotografitë, sipas dëshirës mund të bëhen në album profesional, por edhe në një DVD interaktive e stilizuar me efekte të ndryshme dhe me muzikë në prapavijë, që plotësisht do t’i përgjigjet festës suaj. ” është më se e vertet, sepse edhe dasma apo momente tjetër vërtetë është i papërsëritshëm, dhe nëse nuk xhirohet dhe fotografohet, ai mbetet edhe i harruar Dasma - Fejesa apo Ditelindja. Cdo pune e Studios Albania eshte Digitale dhe do Perpunohet ne menyre Profesionale Ne nuk jemi të vetmit në kete fushe . Ka edhe të tjerë që merren ne këtë Fushe. Por kualitetin që e ofrojmë ne, nuk e ofrojnë të tjerët. Ne përdorim teknikë profesionale digitale të xhirimit që nga DVD e deri te HDV, e tëra e përpunuar në teknologji të kompjuterizuar.Gjiathashtu jemi te Specializuar ne kete Fushe ,kemi nje Provoje mbi 15 Vjecare ne Xhirime.
|